Live

William Walkerit i dhurohet piktura e lulëkuqes

14:53 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

“Faleminderit shumë nismëtarëve që patën idenë t’i dhurojnë William Walker pikturën e lulëkuqes me katër petale! Respekt i përjetshëm për z. William Walker, njeriun që denoncoi krimin e gjenocidit në Kosovë”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, Bardhyl Mahmuti.

Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” ka bërë një kërkesë në institucionet e Kosovës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i gjenocidit serb në Kosovë.

Në kërkesën e publikuar në faqen zyrtare të qendrës, thuhet se kërkesa është bërë me arsyetimin se lulëkuqja në shumë vende të botë është bërë simbol për të përkujtuar të rënët gjatë luftrave. Katër petalet e lulëkuqes do të paraqesin katër format e akteve të gjenocidit që Serbia zbatoi në Kosovë që janë: vrasje, dhunë seksuale, spastrim etnik dhe shkatërrim të objekteve që lidhen me përkatësinë etnike dhe identitetin shqiptar.

Ndërkohë që në vend të farave në lulëkuqen, si simbolikë do të vendosën silueta burrash, grash dhë fëmijësh që kanë rënë pre e mizorisë serbe.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...