Live

E kaloi vetingun e LVV-së! Ideologët e Tiranës bashkë me shefin e tyre e bënë paktin që Adi Krasta, t’i përfaqësojë në RTK

16:38 / 14 Janar 2023

Nga Kosova Live

Fotot e ilustrojnë afërsinë e Krastës me LVV. E kaloi vetingun e kësaj partie fillimisht në Tiranë, pastaj edhe në Prishtinë. Kapja e RTK-së nga kryeministri Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, nuk ka të ndalur.

Ka informacione mirë të besueshme se nga kampi i kryeministrit Kurti ka pasur zemërim pse po prezantohet kaq shumë e me glorifikim Vjosa Osmani e në të njëjtën kohë qasja ndaj Qeverisë nuk ka qenë e balancuar.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, një militant i LVV-së dhe punëtor i aktivistit Avni Zogiani, me zero përvojë menaxhimi, erdhi në krye të Bordit, natyrisht se me përkrahjen e nënës parti. Sot, po ky Besniku, që dikur ishte shndërruar në leckë propaganduese kundër RTK-së, me udhëzime të shefit të tij, Avniut e rrjedhimisht të Albinit, vendosi me anëtarët e tjerë të Bordit që t’a emërojnë Adi Krastën në pozitën e zëvendës drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së!

Adi Krasta asnjëherë nuk ka mbajtur pozita menaxhuese kaq të larta. Ai është moderator i emisioneve jo pa ndikim por herë pas herë është kapur keq me politikën. Sot, aktualisht nuk ka raporte fare me kryeministrin Edi Rama. Pyetja logjike është se çfarë e joshi atë të konkurroj për këtë pozitë në RTK. Krasta është ligjerues në Kolegjin AAB. Me një stil prej diskursi të foluri nga Shqiperia, ai është parë shpesh në reklama televizive të sponsorizuara nga AAB. Shqipëria e përzë nga tregu, Kosova e trajton si aset dukati.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...