Sot shënohet 41 vjetori i vrasjes së veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare u vranë nga shërbimi sekret jugosllav 40 vite më parë në Shtutgart të Gjermanisë.
Në nder të tre heronjëve të kombit, sot është publikuar një video e heroit kombëtar, Bahri Fazliu duke i kënduar Vëllëzërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, shkruan kosovalive.net
Videoja është publikuar nga nipi i Bahri Fazliut, Fahri Fazliu në llogarin e tij në Facebook.
“Heroi i Kombit, Bahri Fazliu, duke kënduar këngën për Heronjtë e Kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Me këngën – Pyet Kosova. Lavdi gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit”, u shprehë Fazliu në postimin e tij.
As pas katër dekadave, vrasja e tre veprimtarëve shqiptarë nuk është zbardhur.
Data 17 janar e vitit 1982, shënon edhe përvjetorin e 41 të vrasjes së veprimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. 40 vite më parë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka si veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, u vranë nga shërbimi sekret jugosllav në Shtutgart të Gjermanisë.
Për vrasjen e tyre ende nuk është hetuar apo dënuar askush. Në vitin 2017 Suzana Gërvalla, bashkëshortja e veprimtarit Jusuf Gërvalla, kishte njoftuar se shteti gjerman kishte riaktivizuar hetimet për vrasjen e Jusufit./kosovalive.net/