Partia Fjala sot ka hapur zyrtarisht fushatën me sloganin “Kundër të keqes”.
Kryetari i partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi, tha se sot nuk i kanë ftuar qytetarët të jenë prezent në hapjen e fushatës së partisë së tyre pasi sipas tij qytetarët janë lodhur mashtruar dhe varfëria dhe nuk është e drejt tu kërkohet edhe të dalin të tubime zgjedhore.
Sipas tij, platforma e partisë “Fjala” për zgjedhjet e 6 tetor përfshijnë uljen e pagës së qytetarëve pasi sipas tij luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit duhet të fillojë nga politika.
Kandidati për deputet nga partia Fjala, Avni Çakmaku tha se programi i partisë Fjala bazohet në moral dhe vlera për të cilat i ftoi qytetarit t’i bashkohen këtij vizioni.
Sipas tij synim i Fjalës është luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit për çka shfaqi skepticizmin dyshimet se këto dukuri negative mund të luftohen nga partitë tjera.
Partia Fjala ka gjithsej 50 kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës