Live

Manxhuka e arsyeton Kurtin që e lavdëroi Ivanoviqin: Avancim i asaj që kemi deklaruar më herët

16:57 / 17 Janar 2023

Nga Kosova Live

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka provuar t’i dalë në mbrojtje shefit të tij të partisë, e kryeministrit Albin Kurti, që e lavdoi ish politikanin e komunitetit serb, Ivanoviq.

Sipas Manxhukës, edhe pse Vetëvendosje në komunikata të saj të para disa viteve, e quante “kriminel lufte” Ivanoviqin, e tash kryeministri thurri lavde për të njejtin, në përvjetorin e vrasjes së tij, duke e quajtur një politikan që ka punuar për komunitetin e tij, sipas Manxhukës, krejt kjo është në kontekst të avansimit të deklaratave të mëparshme.

Qesharake i ka quajtur Manxhuka, raportimet e mediave për kundërthënjet e Kurtit, në lidhje me figurën e Oliver Ivanoviq.

Shkrimi i plotë i Manxhukës:

Është interesante dhe po aq qesharake kur sheh disa mediume tek nxjerrin deklarime se si Albin Kurti ka thënë dikur se Oliver Ivanoviq është kriminel lufte duke e krahasuar me deklaratën e djeshme.

Asgjë nuk ka ndryshuar, ajo çka KM Kurti ka bërë ndryshe tash është kundërthënia e brendshme në Serbi, dhe vrasja potenciale e dikujt që praktikisht ka pasur shumë të tregojë për Serbinë, krimet në veri e bashkëpunimin me disa shqiptarë.

Komunikata e VV-së ndaj dënimit të Ivanoviqit nuk është në kundërshtim me videon e djeshme, përkundrazi është avansim i asaj çka ne kemi deklaruar.”

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...