Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar rreth vdekjes së akademikes Edi Shukriu.
Duke shfrytëzuar rrjetin social “Facebook”, Kurti kujtoi veprat e saj, duke thënë se ajo ka qenë një grua e fortë, aktiviste dhe vizionare.
“Arritjet e saja do të mbesin shembull për t’u ndjekur nga brezat e rinj. Kontributi i saj si akademike, profesore universiteti dhe shkrimtare ishte i jashtëzakonshëm dhe do të mbetet një trashëgimi e pavdekshme, duke frymëzuar edhe më tej kultivimin e vlerave krijuese”, shkroi ndër tjerash ai.
Më poshtë edhe postimi i plotë: