Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Kujtim Shala, ka konfirmuar planin për atentat ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Në një paraqitje televizive në Debat Plus, Shala nuk e ka mohuar që atentati i planifikuar të jetë i lidhur me subjekte politike brenda Kosovës.
“Po natyrisht, sepse kundërshtar politikë jashtë Kosovës nuk kemi. Dhe kjo shkon përtej LDK-së”, ka deklaruar ai në rtv dukagjini.