Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e paraqet Kosovën para ndërkombëtarëve si vend destabilizues.
“Është bërë normale që të dëgjojmë për skandale të një pas njëshme të Qeverisë Kurti. Akuza për ministra e zëvendësministra nuk janë më befasi. Këta që dikur e quanin Qeveri e Shpresës, arritën që për një kohë rekord shpresën e qytetërve arritën ta kthejnë në zhgënjim. Kjo Qeveri ka arritur që Kosovën para syve të ndërkombëtarëve ta paraqet si vend destabilizues. Si do të vijnë invesitorët e huaj të investojnë, kur kryeministrit dhe qeveria po e paraqet Kosovën si vend destabilizues?”, tha ndër të tjera Kadriaj./kosovalive.net/