Live

Ja si duhet të jetë orari juaj i gjumit për të mos u ndjerë të lodhur në mëngjes

17:43 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

Nëse zgjoheni në mëngjes duke u ndjerë të lodhur, duhet ta konsideroni ndryshimin e orarit të gjumit.

Mos u brengosni, nuk është nevoja të detyroheni të flini tetë orë brenda nate, por thjesht duhet t’i keni në konsideratë disa gjëra rreth orarit të gjumit dhe asaj se sa orë gjumë janë ideale për ju.

Çfarë ore duhet të flejë çdo natë?

Koha ideale për të shkuar në shtrat varet nga ajo se në sa ora do të zgjoheni nga gjumi.

Në përgjithësi sasia e rekomanduar e gjumit për të rriturit është 7 deri në 8 orë, por disa sugjerojnë se gjëja më e rëndësishme është cikli i gjumit, e jo orët e shpenzuara në gjumë.

Një cikël i gjumit zgjatë 90 minuta dhe gjatë asaj kohe trupi lëvizë përgjatë pesë fazave të gjumit:

Faza e parë: është fazë e lehtë e gjumit ku aktiviteti i muskujve ngadalësohet

Faza e dytë: është kur frymëmarrja dhe pulsi i zemrës ngadalësohen

Faza e tretë: kur hyni në gjumë të thellë

Faza e katërt: kur hyni në gjumi shumë të thellë

Faza e pestë: Përfshin lëvizjen e shpejt të syve dhe ëndërrimin

Shumica thonë se përderisa nuk i ndërprisni këto cikle, ju mund të flini shumë pak orë dhe nuk do ta vëreni fare lodhjen.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...