Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se bllokimi i tunelit afër pendës së liqenit të Ujmanit ishte një nga problemet që kanë hasur, dhe për një kohë shumë të shkurtër kanë arritur që ta lirojmë për qarkullim.
Aliu ka shkruar në Facebook se si Ministri e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, po shqyrtojnë mundësinë që në objekte të infrastrukturës kritike siç janë tunelet, të gjejnë zgjidhje tjera në rast të bllokimeve të tilla, potencialisht të funksionalizojnë bypaset e rrugëve ekzistuese dhe po ashtu ndërtimin e rrugëve të reja.