Adnan Merovci me shumë emocion ka folur kur është pyetur për takimin e Ibrahim Rugovës me Sllobodan Millosheviqin asokohe dhe deklaratat kinse Rugova kishte kërkuar ndaljen e bombardimeve të NATO-s dhe se kinse Rugova e kishte quajtur UÇK-në si dorë e zgjatur e Serbisë.
Detaje të pa dëgjuar deri tani ka treguar Mervoci për takimin Millosheviq – Rugova, sepse thotë se ishte dikuh kah fundi, pjesë e atij takimi.
Merovci ka treguar edhe për kërcënimin me jetë që i kishte bërë Sllobodan Milosheviq, Rugovës.
“Sytë dhe veshët e mi në fund të takimit Rugova Millosheviq, sepse në fund të takimit kam marrë pjesë edhe unë do të thotë në fillim jo. Kur kemi dal Millosheviq na ka lutur për drekë. Unë isha me Rugovën dhe ai duke dashur të hypte në veturë dhe unë jam përgjigjur dhe në ato raste Rrugova veç ka shikuar dhe e ka ditë që unë do të flas. I thash JO falmeninderit s`ka nevojë. Na e kanë dhënë nga një senduiq duke i përgatitur senduiqat, duke dalë i ka thënë Rugovës: E kam caktuar një njeri i cili do të më përgjigjet me jetë nëse ty të mungon një qime e flokut – dhe a ka kërcënim më të madh për një njeri se kur dikush të shpreh mbrojte me një jetë njeriu, pra i bie që kërcënimin më të madh e ka bërë Millosheviqi, kjo është fjala e tij. Rreth takimi dhe përmbajtës pse ka shkuar tek qysh po e kalojmë, por në atë çka është zhvilluar Brenda, Rugova është treguar Hero, nëse në mars të vitit 1998, 5, 6, dhe 7 mars është rrethuar Adem Jashari, është Hero, dhe ka luftuar me armë, një vit më vonë 31 mars është rrethuar Ibrahim Rugova dhe Ibrahim Rugova ka dal hero me armën e vet, Ademi Jashari me pushkë, Ibrahim Rrugova me fjalë. Pra Ibrahim Rugova në atë takim ka qenë Hero dhe ka lënë cullak në atë takim Millosheviqin. Në asnjë sekondë, Ibrahim Rugova në atë takim as pas takimit, kurrë nuk ka kërkuar ndaljen e bombardimeve, kurrë në jetën e vet, në historinë e vet. Rugova në ditët e para të arrestit, kur ka ardhur ambasadori rus në takim, në një konferencë për shtyp është e incizuar kur i thotë gazetari – a duhet të gjendet një zgjidhje të ndalen bombardimet, Rugova i thotë bombardimet po bëhen për t`u ndalur dhe paqja, marrëveshja është ajo që i ndal dhe këtë ja përdorin dhe në rastin tjetër kur ka ardhur Millotineviqi në Prishtinë dhe ai thotë ne u morëm vesh dhe jemi pajtuar që të ndalen bombardimet e thotë Millotineviqi dhe kur i afrohet mikrofoni Ibrahim Rugovës, ai kurrë nuk e pohon këtë fjali të Millotineviqi dhe ai flet krejt diçka tjetër dhe tash të thuash se Rugova ka kërkuar ndaljen e bombardimeve është një send që mua më çmend sepse kam qenë në çdo sekondë aty … nuk e ka thënë o vlla” rrëfen Merovci.