Anëtari i kryesisë së PDK-së në Prishtinë, Bujar Cakolli ka bërë të ditur se me 23 janar do të organizohet protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, në ora 12:00.
“Nuk ka thirrje më fisnike e as më të sinqerte se sa kur thërrasin fëmijët e Dëshmorëve të Kombit”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Nuk ka thirrje mê fisnike e as më të sinqerte se sa kur thërrasin fëmijët e Dëshmorëve të Kombit. Prandaj nesër të gjithë së bashku në protestë në ora 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”. Në protestë kundër një kryeministri i cili e glorifikon dhe lartëson një kriminel lufte siç eshte Oliver Ivanoviqi.