Gazetari, Baton Haxhiu, teksa ka folur për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka thënë se nuk dëshiron të merret me të kaluarën e Kurtit.
Në Pressing të T7, gazetari Valon Syla tha se “Kurti kishte dhënë dorëheqje nga zyra e UÇK-së në Prishtinë”.
“Nuk dua të merrem me ato gjëra, askush prej jush nuk e njeh më mirë Kurtin sesa unë”, ka thënë Haxhiu.
Sipas Haxhiut “kur je në jetën publike bën edhe gjynahe”.
“Albin Kurti në 1997 është krijim i joni, po nuk dua ta personalizojë”, tha Haxhiu teksa gazetari Syla i tha se “Kurtin e kanë vendosur nëpër ballina ë mediave”.
Haxhiu ka folur edhe për opozitën për sa i përket Asociacionit, duke thënë se “e dinë që njohja nuk vjen tash”.