Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj ka miratuar shqyrtim Propozim-vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (MASHTI).
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se përgjegjësia e Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve është mbikëqyrja e kualifikimeve kombëtare krahas MASHTI-it, Agjencisë kosovare për akreditim dhe organe tjera profesionale.
“Përgjegjësia e këtij Këshilli është mbikëqyrja e kualifikimeve kombëtare krahas me Ministrinë e Arsimit, Agjencinë kosovare për Akreditim dhe organe tjera profesionale të aprovuara për këtë qëllim me vendim qeveritar. Puna e Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve drejtohet nga Këshilli drejtues. MASHTI ka kërkuar nga organizatat e bartësve të bëjnë emërimin e anëtarëve dhe i propozon Qeverisë marrjen e vendimit për anëtarët e Këshillit drejtues të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve”, tha ajo.
Nagavci ka treguar emrat e propozuar nga organizatat e bartësve të cilët bëjnë emërimin e anëtarëve.
“Me këtë rast janë propozuar këta anëtarë: Valbona Fetihu-Mjeku dhe Muhamet Ibriqi nga MASHTI, Ferdeze Akaj-Mehmeti nga APRK, Valmira Sejdiu nga MINT, Leonora Zylfiaj-Ahjmeti nga MFPT, Albana Sahiti-Morina nga MSH, Ramadan Duraku nga UP, Driton Sylqa nga UHZ, Besim Mustafa nga OEK, Bedri Xhafa nga OGJK, Afrim Xhelaj nga Kimerk Mirek, Driton Hapqiu nga Kaktus Education si dhe Rrustem Gashi nga HANDIKOS”, ka deklaruar ajo në mbledhjen e Qeverisë.