Gazetarët sot kanë bojkotuar konferencën që pritej të mbahej nga Ministri i Financave, Hekuran Murati pas mbledhjes së qeverisë, ku shkak u bë vononesa prej 40 minutave e ministrave për të dalë para gazetarëve.
Në lidhje me këtë zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu i ka lutur gazetarët që edhe kësaj here të kthehen që të zhvillohet kjo konferencë duke thënë se nuk do të ndodh herave të tjera.
“Kthehuni kësaj here, përcjellni ministrin çfarë ka për të thënë, nuk besoj që do të ndodhë më herave të tjera… a mundem me ua kërku si favor kësaj radhe”, ka thënë Kryeziu.
Ndërkaq gjatë këtij diskutimi ministri Murati shihet vetëm duke qeshur me ngjarjen që është duke ndodhur.
Paraprakisht, askush nga qeveria nuk njoftoi se do të ketë vonesa, por pasi i panë mediat te dalin, u arsyetuan se ka pasur edhe një mbledhje të brendshme të ministrave, pas mbledhjes së rregull.
LEXO EDHE: