Live

Gazetarët bojkotojnë konferencën e Hekuran Muratit, i la të presë gati një orë

12:25 / 25 Janar 2023

Nga Kosova Live

Gazetarët e akredituar në Qeverinë e Kosovës e kanë bojkotuar konferencën e paraparë të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, si pasojë e vonesave të përhershme të ministrave të kabinetit qeveritar.

Siç raporton Ekonomia Online, pas mbledhjes së ekzekutivit, ishte paraparë që Murati të mbajë një konferencë për gazetarë, por që e njëjta është bojkotuar, pasi gazetarët kanë pritur për afër një orë.

Gazetarët e pranishëm kanë shprehur mllefin me ekzekutivin, me ç’rast deklaruan se kjo nuk është hera e parë që një ministër vonohet në konferenca të tilla.

Shpërndaje në

U Kopjua