Ditë më parë gazeta franceze “Le Journal du Dimanche”, raportoi se një gjyqtari të Gjykatës Speciale iu është vjedhur llaptopi me të dhëna sensitive në banesën e tij në Paris.
Lidhur me këtë ushtruesi i detyrës i Kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, iu është drejtuar Policisë së Kosovës me një kërkesë për të marr masa për ta ruajtur objektin e kësaj zyreje, shkruan Kosovalive.net.
Klinaku gjithashtu ka bërë të ditur se dhe pse kanë kaluar 24 orë që kanë drejtuar kërkesën për ruajtjen e objektit, nuk ka marr asnjë përgjigje nga ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Ky është postimi i tij: