Në protestën e ditës së hënë, e organizuar nga fëmijët e dëshmorëve të UÇK’së, një person ishte konfrontuar verbalisht me disa persona pas përfundimit të protestës. A iu ishte afruar disa personave nga Shoqata e të ndalurve nga lufta, dhe i kishte quajtura “hajna”.
Lidhur me këtë veprim të tij, Kosovalive.net ka biseduar me Ish-komandant i UÇK-së në Zonën e Vërrinit, në Brigadën 125, Zafir Berisha. Ai ka thënë se këto janë investim që i ka bërë Serbia për disa vite në Kosovë dhe si këto hajdutë si ai rrugaç ekanë sjell në pushtet Kurtin.
“Investime që ka bërë Serbia që disa vite në Kosovë me lajme të rrejshme, me shpifje dhe linçime në raport veçanërisht të eksponentët e UÇK’së, dhe veprimtarëve të çështjeve kombëtare, ka filluar tashmë të ekspozohet edhe publikisht. Edhe reagimi i një rrugaç që pranoi se është një hajdut në Evropë e të njëjtën kohë e llogarit Albinin patriot, sepse qato hajdutë e kanë sjell në pushtet këtë hipokrit”, ka thënë ai.
Berisha ka reaguar edhe ndaj komenteve ofenduese që iu bënë zonës së Drenicës para disa ditëve.
“Është pjesë e fushatës nëpër rrjetet sociale e cila kulmoi edhe me vërshimet që ndodhën në Skenderaj, ku ngritën krye “hijenat” e rrjeteve sociale që financohet nga agjendaturat e huaja ose bëjnë përkthimin e lajmeve të rreme në raport me të kaluarën tonë të lavdishme që përgatitet në qendrën e spiunazhit në Nish, e që përkthehet nga Lëvizja Vetëvendosje e që i plasojnë në opinion pastaj”, ka deklaruar ai.
Ai pyet kryeministrin Kurti dhe presidenten Osmani se nga i ka marr paratë Martin Berishaj.
“A bon me m’kallxu Albin dhe Vjosa paret e Serbisë që i kanë marrë Martin Berishaj, ku i ka çuar? Unë s’jam duke zbuluar “ujin e nxehtë”, kah i kanë bartur me çanta parat”, ka deklaruar Berisha.
Ndiqeni deklaratën e plotë: