Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë në hapjen e konferencës Ndërkombëtare për Siguri Kibernetike “Cyber Zero” në të cilën u diskutuan sulmet online dhe kërcënimet në sigurinë kibernetike.
Ai nuk pranoi t’i përgjigjej gazetarëve për zhvillimet e fundit në vend.
“Jo, kam shumë gjëra për të thënë javën e ardhshme”, tha Hovenier.
Në anën tjetër, ambasadori ka thënë se janë të përkushtuar në mbështetjen e mediave të pavarura e shoqërisë civile efikase.
Hovenier u shpreh se ata janë të përkushtuar që ta mbështesin Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, rininë.
“Jemi të përkushtuar që ta mbështesim Kosovën që të shfrytëzojë burimin e saj më të rëndësishëm, të rinjtë e saj, duke përfshirë edhe ekspertizën e tyre në kibernetikë”