Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar rritjen e çmimeve të produkteve esenciale.
Në një postim në facebook, LDK-ja ka vlerësuar se çmimi i rrymës, ushqimeve, benzinës e faturave janë rritur.
Në fund, kanë shkruar se Kurtin dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojnë.
POSTIMI:
Çmimet e gjërave ushqimore janë RRITUR.
Çmimi i rrymës është RRITUR.
Çmimi i naftës e benzinës është RRITUR.
Çmimet e faturave kurrë nuk kanë qenë ma të larta.
Kriza e kostos së jetesës së qytetarëve tanë është e papërballueshme, përderisa Qeverisë i ka dalë çdo gjë jashtë kontrollit. Qytetarët po vazhdojnë të paguajnë çmimin e paaftësisë qeverisëse.
Kryeministrin Kurti dhe këtë pushtet nuk mund ta përballojmë.