Live

Hakerat rus nisin sulmin kibernetik ndaj Gjermanisë

23:39 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Website administratave kryesore gjermane, përfshirë kompanitë dhe aeroportet, janë shënjestruar nga sulmet kibernetike. Agjencia Federale e Sigurisë Kibernetike (BSI) bëri të ditur se është informuar për “sulmet DDoS (me refuzim të shërbimit) të cilat janë aktualisht në progres kundër objektivave në Gjermani”, tha një zëdhënës, ndërsa policia ka nisur hetimin.

Pjesë e sulmeve pa pasoja të mëdha ishin edhe objektivat individuale në sektorin financiar dhe vendet e qeverisë federale, si edhe faqja e internetit e policisë rajonale të Baden-Ëürttemberg.

“Aktualisht nuk ka asnjë indikacion për pasoja të drejtpërdrejta në shërbimet në fjalë dhe, sipas vlerësimit të BSI, nuk duhet të priten pasoja nëse merren masat e zakonshme mbrojtëse”.

Sulmet e mohimit të shërbimit (DDoS) përfshijnë synimin e një sistemi kompjuterik duke e mbushur atë me mesazhe ose kërkesa për lidhje.

Faqja e hakerëve rusë Killnet ka marrë përsipër sulmin, sipas BSI. Grupi mediatik Handelsblatt raportoi se sulmet ishin një hakmarrje ndaj Berlinit që miratoi vendosjen e tankeve Leopard 2 në Ukrainë.

Gjermania është shënjestruar disa herë në vitet e fundit nga sulmet kibernetike që Rusia ka pretenduar, duke përfshirë një në 2015 që përfshinte Bundestagun, dhomën e ulët të parlamentit gjerman dhe zyrën e ish-kancelares Angela Merkel.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...