Ish-kryenegociatorja për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me ndryshimet që i janë bërë propozimit franko-gjerman për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se këtij propozimi çdo ditë po i shtohet nga një pikë, por që nuk i është shtuar pika e njohjes reciproke.
“Kjo gjë tregon dobësinë e Qeverisë së Kosovës”, u shpreh Tahiri.
Postimi i plotë:
Planit franko-gjerman çdo dite po i shtohet nga nje pike, por nuk iu shtua pika e njohjes reciproke.
Kjo tregon dobesine e qeverise se Kosoves.