I ftuari i radhës në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, ishte drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike dhe analisti, Fatmir Sheholli.
Sheholli ka komentuar historinë se si ka rrjedhur çështja e Zajednicës.
“U kall Parlamenti, vdiqën njerëz, u arrestuan me qindra e mijëra aktivista të LVV-së dhe sot e them me bindje të plotë se Kryeministri Kurti e ka rehabilitu Serbinë dhe Vuçiqin duke mos dashur të mirret me asociacionin e komunave me shumicë serbe. Është rehabilitim politik dhe ndërkombëtar”, shtoi ai.
Ndërkaq, Fatmir Sheholli vazhdoi duke dhënë dëshmi rreth rehabilitimit të Serbisë.
Tutje, ai tha se Vuçiq e zuri në befasi Kurtin kur e pranoi planin franko-gjerman duke i thënë opinionit së në këtë fazë nuk ka njohje./Kosovalive.net/
Për më shumë ndiqeni videon: