Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka përgënjeshtruar shefin e tij, Albin Kurtin, duke thënë se vendi është në gjendje krize. Ndryshe nga Murati mendon Kurti; nëpër intervista për mediat ndërkombëtare nuk lëshon rast pa përmendur ngritjen e pretenduar ekonomike në vend.
Muratit i ka rrëshqitur fjala “krizë” përgjatë diskutimeve në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, teksa propozonte kërkesën e tij që të falen 100 euro nga komunat për pagesat e para të tatimit në pronë, shkruan Demokracia.com.
“Meqenëse jemi në gjendje krize, e vështirësi të inflacionit, e duhet t’i mbështesim, le t’ua falim 100 eurot e para secilit pagues të tatimit në pronë”, deklaroi çuditërisht Murati.
Dëgjojeni deklarimin e muratit në minutën: 0:35.
Kurti, përgjatë kohës sa përfaqësuesit e SBASHK-ut kërkonin rritje pagash prej 100 euro për mësimdhënësit, pyeste “pse po i kërkojnë veç 100 euro, pse jo 300?”.
“Kur dikush thotë dua 100 euro, pyetja është pse jo 300? Pse veç 100. Planifikimet nuk bëhen pa menduar. Kemi buxhet 3 milionë”, deklaronte Kurti atë kohë.
Dëgjojeni deklarimin e Kurtit: