Live

Serbët në veri protestuan kundër Vuçiqit e Listës Serbe

18:28 / 28 Janar 2023

Nga Kosova Live

Një grup serbësh janë mbledhur sot në qendër të Mitrovicës Veriore për të protestuar kundër Listës Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Ata thanë se protesta është organizuar për shkak të Lista Serbe dhe Vuçiqi “nuk i kanë përmbushur” kërkesat që grupi i qytetarëve protestues i kanë paraqitur në protestën e 8 janarit.

Një nga folësit, Goran Milenkoviq, ka thënë se kërkesa e tyre e parë ka qenë që njësitet speciale policore të tërhiqen nga veriu i Kosovës.

“Ata s’kanë çfarë kërkojnë këtu, e as që na duhen gjë këtu”, tha Milenkoviq.

Kërkesa tjetër ka qenë lirimi i të arrestuarve, ndërsa e treta ka qenë çështja e targave për çka Milenkoviq tha se u është premtuar se targat ilegale KM do të kenë mundësi t’i përdorin deri në arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Protesta është mbikëqyrur në vazhdimësi nga forca të Policisë së Kosovës, por ka përfunduar pa ndonjë incident.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...