Eksperti i sigurisë, Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se qëndrimi i Kurtit ndaj ndërkombëtare ka bërë që Kosova të konsiderohet jo si partner konstruktiv por destruktiv në sytë e ndërkombëtarëve.
Sipas tij, Kurti po krijon kauzën e tij për fushatën para zgjedhore, duke tentuar të shpallet si personi që do të mbrojë integritetin territorial të Kosovës.
“Kurti po krijon kauzën e tij për fushatën para zgjedhore, tani mund të themi se tani jemi në zgjedhje. Kurti po tenton të shpallet si personi që do të mbrojë integritetin territorial të Kosovës”, tha Shala.
Sipas Shalës, çdo veprim i Kurti kundër SHBA-së që është partneri strategjik i Kosovës e çon Kosovën në izolim si Shqipëria e kohës së Enver Hoxhës.