Shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, i tha kryeministrit Kurti që është i obliguar që të raportojë para se të udhëtojë për të dialoguar dhe pasi të kthehet. Po ashtu e pyeti se si i reduktoi në 6 pika, kurse Gjykata Kushtetuese i ka vënë 22 pika për Asociacionin.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Gashi i tha Kurtit se “në këtë vend kanë vdekë njerëz me iniciativën tande, kundër asaj që ja ke qit emrin Zajednica, e tash po don veç emrin me ja ndërru”.
Po ashtu i tha se a e quan ende tradhëti kur ai vetë nuk raporton për dialogun në Kuvend si i quante kryeministrat më parë kur nuk raportonin.
“LDK-ja dhe VV-ja kanë propozu rezolutë e cila kërkon raportim para çdo udhëtimi dhe pas çdo diskutimi lidhur me dialogun me Serbinë të raportojë në Kuvend, e ke propozu vetë z.Kryeminsitër Po thoni që keni 6 kuishte, Gjykata Kushtetuese me vendimin e vetë i ka qite 20, qysh i reduktove në 6?…Kur kryeministrat e tjerë thojshin është konfidenciale dhe nuk mund të flasin, ju i quani tradhëtar dhe tradhëti. A mendoni që është tradhëti hala”, tha Gashi, transmeton Express.
“Ti je i obliguar me ardhë me raportu në bazë të rezolutës për dialogun”, i tha Gashi-Kurtit.
“I ki 22 pika që t’i ka qitë Gjykata Kushtetuese qato zbatoi”, përfundoi ai.