Live

Haradinaj: AAK-ja nuk voton mocion për shkarkimin e Kurtit

23:56 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Daut Haradinaj nga AAK-ja ka thënë se sa i përket çështjes së Asociacionit, kjo parti nuk voton për mocion shkarkimi të kryeministrit Albin Kurti.

Haradinaj në Tëvë1, tha se plani franko-gjerman nuk flet për Asociacionin.

“Plani franko-gjerman nuk flet për Asociacionin, është vetëm një pikë ku thotë zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri më tani, të paktën sa e kam parë unë nuk është e shkruar asnjë germë sa iu përket asociacionit. Është krejt diçka tjetër obligimi është marrë prej Qeverisë në vitin 2013 pastaj 2015. Edhe në atë kohë e kam kundërshtuar dhe vazhdoj ta kundërshtoj. Në rast se ne shkëputemi përfundimisht shkëputemi prej Serbisë nuk duhet t’i frikësohemi ndonjë përgjegjësie shtesë të komunitetit serb në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Kurti mund të jap dorëheqje, por jo me votën e AAK-së.

“Në rast se Kosova e ka marrë këtë obligim dhe ne duhet të flasim prej aktit të kryer, se vet kam qenë në protesta dhe kam kundërshtuar, tash jemi në vitin 2023 është situatë krejt e re. Shumë prej aktivistëve dhe njerëzve të afër të VV-së po mendojnë se po e kundërshtojmë Kurtin. Në këtë rast, ne kemi thënë që nuk do të votojmë për mocion sa i përket kësaj teme. Nuk do të votojmë mocion shkarkimi të Kurtit. Ai mund të dorëhiqet, por jo me votën e Aleancës”, tha Haradinaj.

Të enjten në seancën e Kuvendit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti prezantoi gjashtë kushte në të cilat u shpreh se do të pranonte formimin e Asociacionit.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...