Live

Ish-ministri serb i Mbrojtjes: E kemi humbur Kosovën që në 1999 e nënshkruam kapitullimin

08:07 / 03 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

“Në vitin 1999 në Kumanovë ne praktikisht nënshkruam kapitullimin me të cilin humbëm integritetin dhe sovranitetin tonë territorial në Kosovë. Me tërheqjen e ushtrisë dhe policisë, ne e humbëm atë”.

Kështu është shprehur për mediat e Beogradit ish-ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Dragan Shutanovac. Ai ka vlerësuar se para asaj lufte është dashur të diskutohet se çfarë do të bëhet në rast të humbjes. “Thuhet se nëse ne tani e nënshkruajmë marrëveshjen (propozimi franko-gjerman) që nuk kërkon njohjen e Kosovës së pavarur, do të humbasim sovranitetin tonë territorial. Dhe, ku është sovraniteti ynë territorial, nëse patriarku ynë (i Kishës Ortodokse Serbe) nuk mund të shkojë në Kosovë?”, pyeti Shutanovac.

Ai vlerësoi se propozimi franko-gjerman duhet të plotësohet dhe të diskutohet për çështje thelbësore, siç janë statusi i kishave, manastireve dhe pasurive kulturore dhe historike serbe, transmeton a2news.

“Unë pres që në negociata të fitohet një status special për ta. Për mua është e rëndësishme se si të sillem ndaj pronës (në Kosovë) të shtetit të Serbisë, kompanive të caktuara dhe individëve privatë. Unë mendoj se duhet të negociohet një status special për të gjitha enklavat dhe serbët që nuk kanë mundësi të kenë një polici (nacionale) të përzier”, tha ai.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...