Një nga njerëzit që i qëndron afër Albin Kurtit, Elvis Hoxha, i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut pasi ky i fundit Hoxhën bashkë me Hysamedin Ferajn dhe disa zyrtarë të tjerë i ka përkufizuar si “Grupi i Tiranës”, grup ky që sipas Abdixhikut janë të rrezikshëm për Kosovën meqë kanë për qëllim të krijojnë politikë anti-amerikane në Kosovës.
Hoxha e ka ofenduar Abdixhikun duke e quajtur “skizofren të vogël”, gjë për të cilën i ka reaguar zëdhënësja LDK-së, Sibel Halimi.
Halimi ka thënë se mendësia që shfaqë Hoxha është “mendësi e urrejtjes” të cilët janë në gjendje të përcaktojnë diagnoza për ata që i kritikojnë apo që s’pajtohen me mendimet e tyre.
Sibel Halimi thotë se një metodë e tillë për t’i “psikiatirizuar oponentët” dhe kritikët e pushtetit ka qenë metodë e regjimit të Stalinit.
Reagimi i plotë:
Mendësia e ideologëve të urrejtjes kanë arritur deri në këtë stad sa edhe të përcaktojnë diagnoza për të gjithë ata zëra kritik, që nuk pajtohen me mendimin e tyre.
E siç dihet tendenca për t’i psikiatrizuar oponentet dhe kritikët e pushtetit ka qenë një metodë e njohur e regjimit stalinist.
Shqetësuese gjendja e krijuar nga eksponentët e partisë në pushtet dhe paterica mediatike të Qeverisë.
Çdo kritikë që vie nga LDK dhe kryetari i saj, shpura e pushtetit mobilizohet që, ose ta mbulojë me zhurmë e pështyma, ose e orientojnë diskursin publik që kritikën ta kundrojnë si narrativë të Aleksandar Vuçiçit.
Ata sëvoni kanë shpikur një stigmë të re, diagnoza psikiatrike, të tipit “Skizofrenë, gjendje të rënduar emocionale, të gjorë” etj. Kosova meriton një qeverisje të mirë e të përmbajtur, prandaj kjo qasje e tyre nuk është asgjë tjetër vetëm shpërfaqje e humbjes së tyre në kohë dhe hapësirë, duke mos pasur as ekspertizë dhe as vizion.
LDK, pavarësisht këtij realiteti obscurant të krijuar, nuk do të ndalet së angazhuari për një Kosovë demokratike që deplason dhe lufton gjuhën e urrejtjes dhe polarizimin e shoqërisë.