Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka thënë se Ligji i ri i pagave është rritje e mashtrimit.
Sipas Nushit shifrat e publikuara nga Qeveria për rritjen e pagave në spektrorin publik janë manipulim e mashtrim.
“Ligji i pagave, rritje e mashtrimit. Shifrat e publikuara nga Qeveria për rritjen e pagave ne sektorin publik janë manipulim e mashtrim. Ata kanë treguar sa janë rritur pagat bazë, por po e fshehin faktin që shtesat e pagave më nuk do te ekzistojnë ose do të jenë të papërfillshme.” – ka shkruar ai.
Nushi tutje ka thënë se rritja e pagave me ligjin e ri është e barabartë më pagën + shtesat që kanë qenë deri tash.
“Rritja e pagave me ligjin e ri është pothuajse e barabartë me pagën + shtesat që kanë qenë deri tash. Shumica e kategorive do të kenë të hyra mujore rreth 10% më shumë se më herët. Pra kurrsesi 30% e 40% qysh po thotë qeveria. Qytetarët të hutuar nga propaganda, në fund të muajit do të ballafaqohen me manipulimin kur të shkojnë në bankomat.” – ka përfunduar ai.