Ishte qershori i vitit të kaluar ku u votua në parim projektligji i cili hap rrugë për rritjen e pagës minimale.
Por kanë kaluar më shumë se shtatë muaj që rritja e pagës minimale nga Qeveria e Kosovës po qëndron në sirtarët e Kuvendit dhe nuk po shqyrtohet nga komisionet.
E ky projektligj nuk e parasheh lidhjen e pagës minimale me pensionin e veteranëve, siç ishte kërkuar nga këta të fundit.
Një gjë e tillë po vazhdon të kërkohet nga opozita.
Kërkesë të ngjashme ka edhe opozitari tjetër nga AAK, Pal Lekaj.
Ndërkaq nga deputetët e pushteti vonesën e arsyetojnë siç thonë me synimin pë konsensus më të gjerë teksa zorohen se brenda këtij viti do ta procedojnë në lexim të dytë projektligjin për pagën minimale.
Projektligji i miratuar parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht.