Live

Mediat serbe: Zgjedhje të jashtëzakonshme në shtator në Serbi, Vuçiq i gatshëm të shkojë në opozitë

20:35 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Serbi mund të mbahen në shtator, raportojnë mediat serbe nga burimet brenda Partisë në pushtet SNS.

E ky lajm vjen në kohën kur lideri i kësaj partie dhe njëherit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbajti një fjalim të ashpër në mbledhjen e kësaj partie.

“Më mirë të shkojmë në opozitë sesa interesat partiake dhe private ta udhëheqin shtetin. Jam i gatshëm të shkojë në zgjedhje si kandidat për kryeministër, por nuk dorëzohem para shantazheve”, tha Vuçiq.

Një aludim i një ndryshimi të plotë në panoramën aktuale politike në Serbi, është bërë gjatë përmbledhjes së seancës së fundit të Kuvendit Kombëtar kushtuar Kosovës.

Vuçiq tha se SNS ishte partia e vetme që mbrojti interesat shtetërore dhe se kishte popullin me vete.

Ai gjithashtu theksoi se “është lodhur nga njerëzit e korruptuar që donin të pasuroheshin në kurriz të partisë, shpesh duke u thirrur në emër të tij për të kryer punë të dyshimta, e sa herë që u duhej të luftonin për vendin dhe popullin, ata ishin të parët që ia kthenin shpinën”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...