Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti se e pranon propozimin franko-gjerman.
Çitaku shkroi se Kurti e paska pranuar propozimin vetëm në Twitter dhe atë “në një anglishte tepër të çuditshme”.
Ndërsa shtoi se në Facebook, kryeministri nuk ka njoftuar për këtë deklaratë. Këtë Çitaku po e konsideron të çuditshme pasi tha se aty i ka militantët.
“Kryeministri e kish pranu marrëveshjen vetëm në Twitter, dhe në një anglishte tepër të çuditshme. Në Facebook, ku i ka militantët, nuk paska thënë asgjë”, shkroi ajo.
Në anglisht, vetë Çitaku ka shkruar se ndjehet konfuze me këtë veprim.