Live

Lushaku thotë se LDK-ja pajtohet me disa nga gjashtë pikat e Kurtit

23:57 / 06 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku ka deklaruar se gjashtë pikat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti rreth formimit apo zbatimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, sipas saj, nuk kanë rrjedhë logjike.

“Narracionit të Kurtit i mungon aspektit logjik se ku është baza logjike që në kohë të ndryshme kërkon gjëra që nuk kanë një linjë logjike. Nëse nuk do të ishte sovraniteti si pjesë legjitime e Kosovës dhe do të synonte ta kontrollonte atë vet, pse nuk po e bën ose si po e bën tani që institucionet e Kosovës nuk janë prezentë aty”, u shpreh ajo në tëvë1.

Megjithatë, ajo theksoi se LDK-ja pajtohet me disa pika që janë konform Kushtetutës së Kosovës dhe që sjellin njohjen reciproke përmes dialogut.

“Ai ka synuar të dëshmojë se Kosova është sovrane në veri, ka sjell një situatë kur të gjitha institucionet publike atje kanë dalë së funksionuari, tani i kërkon Serbisë ta bëjë çarmatimin në territorin e shtetit tonë”, thotë Lushaku.

Shpërndaje në

U Kopjua