Burim Piraj, pronar i kompanisë “MEKA Hallall Food”, deklaron se nëse ndodhë rritja e çmimit dhe ka mungesë të energjisë atëherë kjo do të ndikonte keq tek bizneset.
“Nëse ndodhë që të rritet çmimi, dhe të ketë ndërprerje të energjisë atëherë ajo do të ndikojë tepër keq”, ka thënë ai, për Front Online.
Por, thotë se më shumë problem u shkakton ndërprerja e energjisë sesa ngritja e çmimit.
“Neve më shumë na bën problem kur ka mungesë të energjisë elektrike sesa ngritja e çmimit, sepse energjia e fituar me gjenerator është shumë e shtrenjtë dhe ka hargjime të paparashikueshme, ndërsa kur energjia është stabile edhe me pas çmimin pak më të lartë është e arsyeshme sepse çmimet e energjisë në botë kanë lëviz. Edhe pse ndoshta do të ndikon në rritjen e kostos së produkteve ,edhe mund të ketë efekt në ngritjen e çmimeve por prapë se prapë një furnizim i rregullt qoftë edhe me një çmim pak më të lartë është shumë më i mirëpritur sesa mungesat e energjisë”, është shprehur Piraj.