Anëtarët e panelit përzgjedhës për Guvernator të Bankës Qendrore të Republikë së Kosovës (BQK), në mbledhjen e radhës do të raportojnë në Komisionin për Buxhet dhe Financa të Kuvendit të Kosovës, pas dyshimeve të ngritura për parregullsi në procesin për përzgjedhjes së guvernatorit të ri të BQK-së.
Në Kuvendin e Kosovës janë dërguar vetëm katër emra të kandidatëve për guvernator të BQK-së, pavarësisht se kishte kandidatë të tjerë me pikë të barabarta. Emrat e kandidatëve që janë dërguar në Kuvend për guvernator janë: Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkendije Himaj, por nga këta kishte edhe të tjerë me pikë të njëjta.
Kryetari i Panelit përzgjedhës për guvernator të ri të BQK-së, Flamur Mrasori ka adresuar për mes një letre, parregullsitë në këtë proces, rreth përpilimit të listave. Sipas tij shihet së listat që janë dërguar në Kuvend ka pasur parregullsi.
Kurse Ferat Shala deputet i Kuvendit të Kosovës, njëherit anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, tha se nuk duhet të ndahet lista dhe të largohet një kandidat me pikë të njëjtë.
“Këtu kemi shkeljen e parë që ne nuk mund të pranojmë, që kandidatët me pikë të njëjta, me parametra të njëjtë të vlerësimit dhe të selektohen sipas vullnetit qoftë klanor, apo politik”, tha Shala për ATV.
Kurse deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti, njëherit anëtar i Komisionit, ka bërë më dije se në mbledhjen e radhës kanë kërkuar që me shkrim të raportohet për procesin e përzgjedhjes së guvernatorit të ri të BQK-së.
“Në mbledhjen e radhës si anëtar të komisionit kemi kërkuar që me shkrim të na njoftojnë për procesin e vlerësim dhe të shohim se ka qenë vlerësimi për secilin kandidat dhe të dimë se si ka ardhur kjo listë me katër emra”, tha Haliti.