Live

Sahatçiu: Me 80 cent në ditë, udhëto pa limit me Trafik Urban, lëre veturën në shtëpi

10:08 / 13 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu është shprehur se me çmimoren e re të Trafikut Urban qytetarët mund të udhëtojnë pa limit me 80 cent në ditë. Duke bërë thirrje që të mos përdoren veturat, Sahatçiu ka njoftuar se nëse blini një biletë 80 cent, atëherë mund ta përdorni sa herë të doni brenda 24- orëve, po ashtu edhe në linja të ndryshme.

“Lëre veturën në shtëpi. Nise ditën sot me biletë ditore. Me vetëm 80 cent, bleje biletën ditore, ruaje atë dhe udhëto pafund sa herë që ke nevojë brenda 24 orëve në linjat e Trafiku Urban Prishtinë. Çdo ditë, shumica e 35,000 udhëtarëve ditor të Trafikut Urban përdorin autobusin dy herë brenda një dite (vajtje-ardhje). Për këto dy udhëtime, deri më 31 janar janë paguar 80 cent për dy bileta. Në rastin më të keq, nëse për të bërë një rrugë nga puna e deri në shtëpi dhe anasjelltas është dashur të ndryshohet linja, janë paguar edhe 80 cent të tjera për dy bileta shtesë. Tashmë me 80 cent të njejta këta udhëtarë mund të enden pa limit në linja e pa shpenzuar shtesë në 24 orë”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...