Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka replikuar me kryeministrin Albin Kurti pasi ky i fundit e quajti të papjekur.
Kurti derisa po replikonte me opozitën tha se është e pabesueshme papjekuria e deputetit të LDK-së.
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Gashi, i cili i tha Kurtit se e humbi kontrollin vetëm për një fjalë “dobët kryeministër”.
Gashi tutje ka akuzuar Kurtin se “i ka quar njerëzit drejt vdekjes”.
“Erdha këtu me pa nga afër kryeministrin se është personi që lëshon më së shumti fjalë. Ajo qe e tronditi kryeministrin është veç një fjalë, “dobët kryeministër”. U zbehe, u çorientove e humbe kontrollin veç për një fjalë, “dobët kryeministër”. Dobët në përfaqësimin e Kosovës me Serbinë, dobët se ti i ke qu njerëzit drejt vdekjes, dobët në ndryshimin e qëndrimeve”, ka thënë Gashi.