Live

Vrasja e 41-vjeçarit në Fushë-Kosovë, 30 ditë paraburgim për dy të dyshuarit

11:59 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

U caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh, dy të dyshuarve për vrasjen e 41-vjeçarit në Fushë-Kosove, Atdhe Musliu dhe Labinot Bajrami

Sipas avokatit të Labinot Bajrami, ai është deklaruar i pafajshëm. Kurse Atdhe Musliu, e ka pranuar fajësinë pjesërisht.

Seanca ka qenë e mbyllur për media dhe publikun.

41-vjeçari ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga therja me armë të ftohtë, të dielën në mbrëmje në Fushë Kosovë. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Policia pati njoftuar se përleshja mes palëve ka ndodhur në rrugën “Pjetër Budi” në Fushë Kosovë.

“Me datën 12.02.2023, rreth orës 22:00 policia ka marrë informatën për një lëndim të rëndë trupor, në rrugën “Pjetër Budi”, në Fushë Kosovë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një mjet i mprehtë, lëndime të rënda trupore, ka pësuar një person, A.H, mashkull, 41 vjeç,i cili është dërguar për tretman mjekësor, në QKUK, nga ku jemi njoftuar se personi i lënduar nuk ka arritur t’i përballoj plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë.”, thuhej në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...