Live

Peja dhe Mitrovica, më të rrezikuarat nga vërshimet

13:47 / 14 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Regjionet e Pejës dhe Mitrovicës kanë qenë më të rrezikuarat nga vërshimet.

Kështu u shpreh zëvendësdrejtori i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, Shefki Abdullahu para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë, ku theksoi se kanë ngritur nivelin e gatishmërisë në gjitha qendrat emergjente.

Para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë, ai ka paraqitur raportin e vërshimeve.

“Situata më e rëndë e vërshimeve është paraqitur në regjionin e Pejës dhe Mitrovicës. Nga këto vërshime u rrezikua më së shumti komunat e Istogut, Klina, Mitrovica, Skenderaji dhe komunat në veri të Kosovës, sikur e potencova Mitrovica, Zveçani dhe Zubin Potoku. Për komunat veriore, ato të gjitha funksionojnë në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, njësitë e zjarrfikësve janë drejtpërdrejt të vetmit mekanizma janë tek ne, nuk janë në komuna”, ka njoftuar ai.

Abdullahu ka përmendur edhe regjione të tjera të cilat janë prekur nga vërshimet muajin e kaluar. Ai ka përmendur veprimet që janë ndërmarrë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.

“Veprimet e marra nga Agjencia e Emergjencave, pas marrjes së raportit për motin nga Instituti Hidrometeorologjik, Agjencia e Menaxhimit Emergjent fillimisht ka bërë vlerësimin e situatës dhe ka marrë këto veprime: ngritja e nivelit të gatishmërisë emergjente të qendrave operative emergjente rajonale që i kemi për tërë territorin e Kosovës, pa marrë parasysh që ata e kanë dhënë rajonin se ku do të ketë më shumë, neve si agjenci ndërmarrim masa në gjithë territorin e Kosovës. Në kuadër të këtyre qendrave janë angazhuar edhe zyrtarë të tjerë të AME-së dhe në bashkëpunim me drejtoritë komunale ka pasur për qëllim për grumbullimin e informacioneve të shpejta dhe të sakta nga terreni. Të gjitha njësitet e zjarrfikësve kanë ngritur nivelin e gatishmërisë”, ka thënë ai.

Po ashtu, theksoi se duhet të fuqizohet pushteti lokal që të përballen këto situata.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...