Bashkëshorti i Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njëherësh aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Krasniqi, pritet të zgjidhet anëtari më i ri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga ky subjekt politik.
Kosovalive.net, brenda burimeve të KQZ’së kanë bërë të ditur se ky do të jetë anëtar por që ende pritet.
“Alban Krasniqi do të jetë anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje. Ky lajm është i vërtetë por pritet…”, thotë ky burim.
Krasniqi në zgjedhjet e fundit lokale ishte kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Malishevës.
Në këto zgjedhje ai humbi me një shumicë të konsiderueshme votash me kundërkandidatin e tij.
Krasniqi njihet në publik edhe për qëndrimet e tij radikale kundrejt kundështarëve politikë si PDK’së, LDK’së dhe AAK’së./Kosovalive.net/