Live

Konjufca kujton luftën e UÇK-së, s’e përmend Rugovën as në këtë përvjetor

12:28 / 17 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka mbajtur fjalim në seancën solemne për 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë përvjetor, Konjufca ka kujtuar dëshmorët, martirët, të dhunuarit në luftë, të pagjeturit, të burgosurit politikë dhe qëndresën e popullit, raporton kosovalive.net.
“Së pari, u përkulemi atyre që dhanë më së shumti, dëshmorëve tanë të pavdekshëm. I kujtojmë e i nderojmë martirët tanë të ndritur. Nuk i harrojmë të pagjeturit që nuk mungojnë, gratë e burrat që u dhunuan e u torturuan. Nuk i harrojmë dhe i falendërojmë së bashku të gjitë ata që mbajtën për lirinë tonë me mijëra vite burgje. Por, mbi të gjitha i përkulemi popullit tonë për qëndresën shekullore, e cila na frymëzon”.

Po ashtu, përmendi aletatët e Kosovës, përfaqësuesit e të cilëve ishin prezentë sot në Kuvend dhe po përcillnin këtë seancë.

“Ne nuk harrojmë. Së pari mirënjohje për të gjithë miqtë tanë për lirinë dhe pavarësinë tonë”, tha Konjufca.

Në fund të përkujtimeve, ai foli për luftën e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

“Trungu ynë i lirisë u ujit me gjakun e ushtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, e cila zhvilloi luftë të drejtë dhe luftë mbrojtëse. Kjo ishte lufta e domosdoshme e popullit tonë, e cila u kurorëzua me pavarësinë e Kosovës”, tha Kryeparlamentari.

As në fjalimin e këtij viti, Konjufca nuk ka gjetur vend për ish-Presidentin Ibrahim Rugova.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...