Live

Kurti për ikjen e të rinjve nga vendi: Disa largohen, por të tjerët kthehen

12:47 / 18 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së fundmi në një intervistë për gazetën e famshme franceze “Le Monde” ka folur për ikjen e të rinjve nga vendi.

Ai kur është pyetur për këtë çështje ka thënë se disa ikin e disa kthehen.

“Disa largohen, por të tjerët kthehen. Dy nga ministrat e mi janë kthyer nga jashtë. Dhe unë përpiqem të kthej të diplomuarit në institucionet e vendit me njohuri të fituara në vendet perëndimore. Një e treta e kosovarëve nuk banojnë në vend; kontributi financiar i diasporës përfaqëson 20% BPV. Është e madhe”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i ekzekutivit pyetet edhe se a rrezikon eksod, në qoftë se Kosovës i hiqen vizat në janar të 2024-ës.

“Nuk e besoj. Njerëzit që duan të largohen tashmë po e bëjnë këtë. Ajo që është e padrejtë është se ata duhet të paguajnë [vizën e tyre] për ta bërë këtë”, ka deklaruar Kurti.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...