Shefi për Politikë të Jashtme i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka ftuar shtetet anëtare të Kombeve të Bashkuara që të votojnë në favor të një draf-trezolute, sipas së cilës i kërkohet Rusisë që t’i tërheqë trupat nga Ukraina dhe të bëjë thirrje për t’i dhënë fund armiqësisë.
Në New York, gjatë një konference të përbashkët me Ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba, para seancës së veçantë në Asamblenë e Përgjithshme, Borrell ka thënë se në Ukrainë mijëra njerëz janë vrarë si dhe është shkatërruar infrastruktura e këtij shteti.
“Shpresoj se Kombet e Bashkuara do ta mbështesin këtë rezolutë në të cilën i kërkohet Ukrainës që të prijë në mënyrë transparente dhe përfshirëse për t’i bashkuar të gjithë ata që mbështesin parimet e Kombeve të Bashkuara. Nuk ka të bëjë vetëm me Ukrainën, është për botën që ne dëshirojmë të jetojmë në të. Ka të bëjë me të drejtën për të jetuar në liri dhe paqe si i pavarur, shtet sovran, kufijtë e të cilit janë të njohur nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë Borrell.
Ai ka shtuar se rezoluta i thotë “Jo” pushtimit.
“Rezoluta është thirrje për bashkësinë ndërkombëtare që duhet eho në Kremlin, që ata ta kuptojnë se po e humbin këtë luftë, moralisht dhe politikisht. Ndaleni këtë dhe kërkoni paqe, vetëm një paqe e qëndrueshme të bazuar mbi parimet e Kombeve të Bashkuara. Asgjë më shumë dhe më pak se kaq”.