Live

‘Çënar’ falënderon shqiptarët në gjuhën shqipe: Do jem gjithmonë i gatshëm të jap kontributin tim për ju

21:11 / 27 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Këtë javë në Kosovë ka qëndruar për të dytë herë me radhë aktori turk me prejardhje shqiptare, Tolgahan Sayisman.

Ai së bashku me bashkëshorten e tij, modelen shqiptare, Almeda Abazi dhe djalin e tyre, Efehan qëndruan në Prishtinë ndërsa vizituan edhe qytetin e Prizerenit, shkruan Indeksonline.

Aktori turk që më së miri është i njohur me rolin e tij ‘Çënar’ në serialin ‘Lale’ u prit në takim nga ministri në detyrë i  Kultures Rinise dhe Sporteve, Kujtim Gashi ku u nderua me titullin “Ambasador i kulturës”.

Përmes një statusi në gjuhën shqipe, Tolgahan ka falënderuar shqiptarët për mirëpritjen ndërsa është shprehur se gjithmonë do të jetë i gatshëm të jap kontributin e tij në të mirë të shqiptarëve.

Shkrimi i tij i plotë:

Komb historine e te cilit e kam degjuar qe ne femijeri nga gjyshja ime e ndjere, me pas per fat te mire mu desh te njihem dhe te ndaj jeten me nje vajze te ketij kombi, njerez mikeprites, me gjak te ngrohte dhe te beses.
Faleminderit shqiptare qe u bete pjese e pandare e jetes time, faleminderit qe me mireprisni. Do jem gjithmone i gatshem te jap kontributin tim ne krah jush per te miren e te gjitheve.
Perfitoj te falenderoj pafundesisht Ministrin e Kultures Rinise dhe Sporteve ne Kosove Z. Kujtim Gashi dhe te gjithe Kosoven qe me nderuan me Titullin “ Amabasador i kultures” ndermjet dy kombeve

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...