Live

Mediat serbe citojnë një burim nga Brukseli: Propozimi evropian nënkupton njohje dhe automatikisht themelim të Asociacionit

23:31 / 24 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Mediat serbe kanë raportuar për një burim anonim nga Brukseli, i cili ka folur ldihru me takimin e 27 shkurtit në Bruksel midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas burimit anonim, se pranimi propozimit evropian është njohje ‘de facto’ e pavarësisë së Kosovës.

Në të njëjtën kohë, ky burim të cilit i referohen mediat serbe thotë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe gjithashtu pranohet automatikisht me pranimin e planit franko-gjerman.

“AKS ka qenë prej kohësh një detyrim dhe duhet të përmbushet dhe jo të kushtëzohet. AKS është pjesë e propozimit. Pranimi i propozimit është edhe pranim i AKS dhe duhet, për disa arsye, të zgjidhet si prioritet”, thotë burimi të cilit i referohet mediumi serb.

Ky burim, citohet t’i ketë thënë mediumit serb se BE-ja e bëri propozimin pasi rezultoi se dy liderët nuk mund të bien dakord.

“Për këtë arsye ne bëmë një propozim. Ky propozim është një njohje de facto. Ai përmban shumë thelb që duhet të relaksojë atmosferën në të gjithë rajonin dhe të heqë pengesat në bashkëpunimin rajonal. Në kuptimin gjeopolitik, ai dërgon një mesazh që BE-ja nuk do të lejojë Rusinë të destabilizojë Ballkanin dhe se Ballkani është pjesë e Evropës dhe jo vetëm në mënyrë deklarative”, citohet të ketë thënë burimi.

Siç citohet të thotë ky burim, propozimi evropian synon të vendosë marrëdhëniet e Kosovës dhe Serbisë në një bazë të qëndrueshme dhe të shikojë përpara drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...