Live

Dy vjet qeverisje, Albin Kurti kërkon drejtësi për Astrit Deharin sikur të mos ishte kryeministër

20:07 / 25 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Ka 58 ulëse në Kuvendin e Kosovës që dy vjet, pra qeverisje plebishitare, kompetenca ekzekutive si kryeministër në një demokraci parlamentare, ministra të Drejtësisë e Punëve të Brendshme që vijnë nga subjekti i tij politik, por Albin Kurti vazhdon të paraqitet si opozitar sa herë që flet për rastin e ish-aktivistit të ndjerë të tij, Astrit Deharit.

Kurti përgjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur të shtunën ka kërkuar drejtësi për Astritin, ndonëse nuk ka ndërmarrë ndonjë hap konkret për të sjellë drejtësi për aktivistin që vdiq në burg, shkruan Demokracia.com.

“Kujtim dhe drejtësi, me çdo kusht e deri në fund, për shokun tonë, Astrit Deharin”, ka deklaruar përgjatë fjalimit të tij Kurti.

Përveçqë nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret, kryeministri Kurti ka zgjedhur të hesht përballë përgjegjësisë. Ai nuk e ka folur asnjë fjalë të vetme lidhur me zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit nga Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Madje, ka mbetur e paqartë nëse Prokuroria Speciale do ta intervistojë Kurtin lidhur me rastin Dehari.

Për çështjen “Dehari”, intervistim prej anës së prokurorisë ndaj Kurtit ka kërkuar edhe bashkëpartiaku i tij, Haki Abazi.

Kurti që prej ardhjes në pushtet, në çdo përvjetor të përkujtimit të ish-aktivistit Dehari ka kërkuar drejtësi për të, pa sqaruar rrugën konkrete që duhet ndjekur.

Ish-bashkëpartiakët e Lëvizjes Vetëvendosje, të dalë në PSD, e kanë akuzuar Kurtin dhe subjektin e tij politik se po e shfrytëzojnë politikisht rastin Dehari.

Frashër Krasniqi nga PSD-ja i kishte reaguar Kurtit ku ky i fundit pati thënë se është “vendim meritor”, lirimi i Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi, lidhur me akuzën për terrorizëm.

Krasniqi përmes një shkrimi në “Facebook” shkruante se, Kurti s’ka të drejtë me fol sot sepse sipas tij, ai s’ka folur as për arrestimin e tyre deri në fushatë zgjedhore.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk ka folur as për arrestimin e Astrit Deharit, deri në momentin kur ai ndërroi jetë në burg.

“Ti, Albin Kurti, s’ki të drejtë me folë sot! Ti s’ke folë për arrestimin tonë, deri kur ka ardhë fushata zgjedhore – sepse veç atëherë ke pa mundësi me e instrumentalizu këtë rast. Dy muaj prej arrestimit nuk na ke vizitu në arrest e në burg. Deri kur erdhi fushata dhe pe vota nga rasti ynë. Ti s’e ke përmend arrestimin e padrejtë të Astrit Deharin deri kur ai vdiq në burg. 2 muaj pas arrestimit. Fole për vdekjen e tij veç pasi t’u bë e përdorshme elektoralisht. Ti je përgjegjës për mossbardhjen e vdekjes së tij, tash e 2 vite prej që je n’pushtet. Ti s’ke shkrujtë asnjëherë postim për rastin kundër nesh. Sot po shkruan sepse ki interes me e përdorë hala”, kishte shkruar Krasniqi.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...