Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar para takimit që pritet të mbahet mes kryeministrit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel.
Pacolli ka bërë thirrje për mbeshtetje të delegacionit të Kosovës në Bruksel.
“Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe paqen në rajonin tonë të traumatizuar.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.
Sot mbi të gjitha është Kosova!
Sot është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe paqen në rajonin tonë të traumatizuar.
Sot ne duhet ta mbështesim delegacionin e Kosovës, qoftë edhe moralisht nga distanca.
Sot mund të fillojë ✍🏽shkrimi i faqes së re për 🇽🇰Republikën e Kosovës.
Shpresojmë dhe 🙏lutemi që gjithçka të shkojë mirë👌!