Live

SHËRIMI POLITIK

14:15 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Shkruan: Edon Shallci

Me euforinë e një fryme të re, një shpërlarje truri e kaploi Kosovën në zgjedhjet e fundit dhe përfunduam në TEST. Mënyra e papjekur, arrogante e hakmarrëse e këtyre individëve që përfunduan në udhëheqjen e vendit, ngjason me një luftë të ftohtë, por që në rastin tonë armikun e kemi brenda territorit. Një udhëheqje e rrezikshme, pesha e së cilës bie po mbi supet e popullit tenton të lartesohet me një dizajn të ri në një levozhgë të vjetër komuniste. Test qeveria e momentit që aq më pak na duhej në këto vendime të vështira, mesa duket nuk është në kohën dhe momentin e duhur. Konica në një thënie tha që “shqiptarët ndahen në kombëtarë dhe zuzarë , por si t’ia përcjellim Konicës që na u shtuan dhe disa të TRETË të cilëve s’po mund t’u vëmë emër, por po i quajmë të tretët.

Vlen të ceket që të tretët e kanë edhe kodin e tyre. Kodi i të tretëve

Të tretët largojnë të tjerët nga puna Të tretët ndihmojnë vetëm të tretët

Të tretët e kanë mirë, të tjerët jo Të tretët mund të akuzojnë, shantazhojnë, sulmojnë të tjerët …

Të tretët mund të bashkpunojnë me Serbinë sipas dëshirës pa pranuar të quhen tradhëtarë

Të tretët vijnë, por nuk duan të shkojnë

Të tretët pagëzohen vetëm nga papatreti

Të tretët i përkrahin ata që kanë frikë se largohen nga puna dhe bëhen me të tretët .

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...